Një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një nga figurat kryesore të së majtës, zv/kryeministri Erion Braçe ishte i ftuar në Top Talk, përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Braçe pranoi gjatë intervistës se kjo situatë nuk është komode për qeverinë por nga ana tjetër u shpreh i bindur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse kjo do të kthehej në një precedent të rrezikshëm.

“Nuk është komode, absolutisht nuk është komode. Të paktën unë jam mësuar ndryshe, por besoj edhe kolegët e mi e ndjejnë që kjo situatë nuk është komode. Duke nisur që nga zgjedhjet e 30 qershorit ku konkurrenca ishte e kufizuar tej mase. Unë mendoj që një palë zgjedhje me konkurrencë akoma edhe më efektive do të kishin sjellë një mobilizimim edhe më të madh nga pikëpamja organizative e Partisë Socialiste, por do t’i  bënte mirë edhe vetë PS-së në formësimin e një alternative edhe më të qartë vendore”, deklaroi Braçe.

Por megjithese mazhoranca nuk e ndjen veten komode në këtë situatë, Braçe shprehet i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për këtë fakt jep këtë arsyetim:

“Precedenti që është krijuar në harkun e këtyre muajve, në 5-6 muajt e fundit, nuk duhet të legjetimohet në këtë vend. Në rast se një precedent antikushtetues, i paligjshëm, i dhunshëm legjetimohet në këtë vend, unë mendoj se ai precedent do të riciklohet në kohë të ndryshme dhe natyrisht që nuk do të marri fund dhe Shqipëria do të vuajë mungesën e stabilitetit pikërisht për këtë arsye”, theksoi zv/kryeministri.

  Braçe flet për përgjimet: Prokuroria të hetojë personat e përfshirë

  Braçe: Mazhoranca e gatshme të njohë ç’do vendim te Gjykatës Kushtetuese, po opozita?

Top Channel