Puna e një piktori filmi shpesh kamuflohet nga puna e një regjisori apo aktori të madh. Sot ata quhen production designers dhe fitojnë po aq “OSCARS” sa mund të fitojë edhe një aktor apo regjisor. Dikur ky profesion quhej piktor filmi, të paktën për realitetin shqiptar.

Nëpërmjet kësaj ekspozite këtu në COD ne mund të dallojmë se cila ishte puna e vërtetë e një piktori filmi nëpërmjet jetës artistike të Shyqyri Sakos.

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” ka rreth 91 punime të përzgjedhura nga krijimtaria 50 vjeçare e artistit Shyqyri Sako.

“Filmat kanë qenë të ndryshëm. Unë kam xhiruar 40 film për 40 vjet. Zgjedhje nuk kishte. Ku të të caktonin. Skenari vetë na tregonte rrugën ku do ecnim”, ka thënë piktori Shyqyri Sako.

Përveç pllakateve origjinale të filmit në shtyp, shoqëruar me vitin kur ato kanë dalë për herë të parë në kinema, ka edhe vizatime edhe piktura, apo reflektime te mëpasshme.

“Filmi është i gjallë, ka zë, ka figurë, ka gjithçka. Prandaj jeta konkrete nëpërmjet filmit është fundit i gjithçkaje”, ka shtuar Sako.

Sako mund të quhet si një ndër artistët që kanë vënë themelet në fizionominë e dekorit të filmit shqiptar.

“Rusët thonin: Ekrani tregon gjithçka. Edhe punën e piktorit ekrani e tregon. Sepse puna e piktorit në film është e maskuar. Nuk është si në teatër.Në teatër është skena dhe kaq. Filmi ka të papriturat”, shprehet Sako.

“Piktori i filmit ka qenë një mjeshtëri më vete dhe ne kemi pasur njerëz shumë të talentuar, të cilët talentin e tyre artisitk e kanë shprehur nëpërmjet boceteve, zgjidhjeve , këndvështrimeve, sheshxhirimeve, dhe mendoj që ishte një fushë, e cila duhet eksploruar në një mënyrë ekskluzive, për t’u treguar si punë dhe profesion i vçantë Sidomos me Shyqyri Sakon. Thelma Schoonmaker, ka fituar katër çmime OSCAR, duke bërë po të njëjtën punë sic ka bërë Shyqyri Sako”, shprehet Genti Gjikola.

Ekspozita shoqërohet edhe me një kolazh me fragmente artistike për disa nga filmat ku ka punuar Sako.

Top Channel