Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Vettel bën aksident, Hamilton fiton në Silverstone dhe vendos rekord

14/07/2019 19:08

Në Formula 1 u mbyll gara e Britanisë në Silverstone ku Lewis Hamilton u shpall fitues duke vendosur dhe rekord si piloti i cili ka fituar më shumë gara në këtë pistë, plot 6.

Në vendin e dytë u rëndit piloti tjetër i Mercedes Valtteri Bottas. Bottas e nisi i pari garën pasi në dje fitoi Pole Position.

Charles Leclerc ishte i vetmi që i dha pikë Ferrarit duke u rënditur i treti. Sebastian Vettel i cili pritej që të konkuronte me Hamilton e prishi gjithçka në garën e sotme.

Gjermani u nis nga vend i gjatë por në gjiron e 37 në tentativë për të kaluar Max Verstappen e goditi nga pas. Aksidenti i solli dëmtimin e hundës së makinës por edhe një penalitet prej 10 sekondash duke bërë që Vettel të rënditët i 16.

Pilotët e Red Bull zunë vendin e 4 dhe të 5 me Gasly dhe Verstappen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel