“The Bottle Cap Challenge” është një nga sfidat më të famshme të momentit, që nuk kishte si të mungonte edhe në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.

Moderatori i njohur, Florian Agalliu, ishte ndër të parët personazhe publikë shqiptarë që e postoi videon e sfidës së kryer me sukses në rrjetet sociale, ndaj Bieta i kërkoi që ta realizonte në po të njëjtën mënyrë në studion e “Ftesë në Pesë”.

Mjaftoi vetëm një provë nga ana e Florit, i cili me anë të gjuajtjes me këmbë arriti ta hiqte tapën e shishes me sukses.

Top Channel