Sipas autorit ky nuk është një libër historik në kuptimin shkencor.

“Ky libër nuk është për Enver Hoxhën. Është për Bllokun, është për një territor, mendësi, e mënyrë e konceptimit të rolit të tyre dhe marrëdhënieve me publikut. Figura e Ever Hoxhës del qoftë si pacient, qytetar apo si udhëheqës”, sipas mjekut.

Profesor Kalo ka shkruar aty për vdekjen e mediatizuar të Hysni Kapos apo për vetvrasjen e Mehmet Shehut.

“Po kam folur për Hysni Kapon gjerësisht, meqë vdekja e tij është mediatizuar.E pamundur ta dallosh nëse Mehmet Shehu gaboi pa dashje apo me qëllim, por me besimin që ky gabim nuk do t’I listohej për shkak të autoritetit që kishte’, thotë ai.

Nëse kishte frikë mos gabonte në trajtimin e sëmundjes së diktatorit Kalo përgjigjet kështu:

“Ishte një ndjenjë dyshimi që duhet verifikuar. Sepse mjekësia nuk është një shkencë korrekte dhe ekzakte”, shprehet ai.

Në promovim ishte i pranishëm edhe miku i tij i kahershëm ish kryeministri Sali Berisha.

“Sali Berisha nuk ka qenë asnjëherë mjek i Enverit.Unë kam dashur të ishte, por nuk u miratua, për arsye ekstra mjekësore. Po kam qënë mik me Saliun, por rrugët tona janë ndarë”, tha ai.

Top Channel