Prej shtatë vjetësh Fatimja mëngjesin e zbardh në kasollen që e ka pranë fermës me dhi dhe cjap.

Me të lind dielli, ajo mbath këpucët për t’i lëshuar kafshët drejt fushave të gjelbëruara nga lulet e verës.

Megjithëse është ndër të pakta fermere në Kosovë, Fatimja nga Vitia ndjehet krenare me punën e dinjitetshme që bënë.

Por fillimi nuk kishte qenë i zakonshëm.

Ajo po vuante nga një alergji në lukth kur mjeku e udhëzoi të ushqehej me produkte të qumështit nga këto kafshë.

E përveç që shëroj vetën kjo i kaloi në profesion.

Për shoqërinë dhe familjarët, vendimi kishte qenë i habitshëm.

Fillimisht ishte paragjykuar se një grua nuk mund të arrijë ta menaxhojë një fermë.

Mirëpo sot, ajo ja del të ketë konsumator në gjithë vendin që ia besojnë produktet e saj.

Top Channel