Protestuesit e opozitës së bashkuar po protestojnë sot në disa qendra votimit në Tiranë.

Fillimisht ata janë paraqitur pranë Shkollës së Baletit me pankarta nëpër duar dhe vuvuzela, duke bërë thirrje për bojkot. Më pas janë spostuar drejt Parlamentit, për të vijuar drejt shkollës “Fan Noli”. Protestuesit do të shkojnë tek të gjitha qendrat e votimit të njësisë numër 8., për të kundërshtuar zgjedhjet lokale.

Gjatë gjithë kohës mbështetësit e opozitës nuk i kanë ndaluar tubimet paqësore, duke protestuar me pankarta. Në shkollën  “Vasil Shanto”, Tiranë janë paraqitur me dhjetëra qytetarë, për të bërë thirrje për bojkot votimesh.

Top Channel