Biznesi fason deklaroi se gjatë 2018 ka humbur mbi 105 milion euro, për shkak të kursit të këmbimit ku monedha e përbashkët europiane është zhvlerësuar ndjeshëm në raport me lekun.

Fasonistët kërcënuan se do të organizojnë greva nëse autoritetet nuk gjejnë zgjidhje për situatën. Ata kërkojnë kompesim të humbjeve, lehtësira fiskale, dhe miratimin e një pakete ligjore mbrojtëse deri sa tregu të stabilizohet.

Biznesi fason kërcënoi me ulje të pagave dhe pushime nga puna për shkak humbjeve të regjistruara.

Nuk ka justifikim për zhvlerësimin e euros thonë fasonistët ndërkohë që sipas tyre situata e vështirë e regjistruar vitin që shkoi po vazhdon edhe këtë vit.

Top Channel