Një grup mësuesish të shkollës “3 Dëshmorët”, në Kavajë, kanë tërhequr dosje me dokumenta nga shkolla. Shkak për këtë vendim është frika se mund të përsëritet precedenti i Shkodrës dhe protestuesit të ndezin zjarr në ambientet e shkollës, nëse nuk lirohen materialet zgjedhore.

Në Kavajë është njoftuar për një organizim në orën 20:00, ku protestuesit, të mbështetur nga bashkia, do të kërkojnë largimin e KZAZ-së nga ambientet e shkollës pasi nuk e njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Debate dhe përplasje ka patur në Kavajë që në mëngjes, por situata nuk degjeneroi në dhunë fizike.

Top Channel