Barcelona po kërkon që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur futbollistë të saj dhe një prej tyre është Phillipe Coutinho.

Futbollisti brazilian ka lënë gjurmë në Premier League dhe zërat e merkatos flasin për mundësinë e rikthimit të tij në kampionatin anglez duke qenë se ai është vënë në shënjestrën e Manchester United.

Por Djajtë e Kuq përpara se të tentojnë blerjen e 27 vjecarit të Barcelonës duhet të shesin futbollistë dhe ai që është shumë pranë largimit është pikërisht Paul Pogba me francezin që e ka pranuar vetë që kjo mund të ndodhë pasi ai është në kërkim të sfidave të reja.

Largimi i Pogbasë nga Old Trafford do t’u japë mundësinë drejtuesve të Manchester United që të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar blerjen e kartonit të Coutinhos të cilin Barcelona e vlerëson të paktën 100 milionë euro.

Aktualisht Coutinho ndodhet në Brazil ku po mbahet Copa America dhe u bë njeriu i ndeshjes së parë me Bolivinë për ‘Seleçao’ teksa shënoi 2 gola në fitoren 3-0 të kësaj skuadre.

Top Channel