Me mbylljen e të gjithë impenjimeve futbollistike, lojtarë e trajnerë ndihen të lirë të nisin pushimet e tyre në këto ditë të nxehta vere.

Mënyrat për të larguar mendjen nga ky sezon tejmase i ngarkuar për ta janë disa. Ka nga ata që preferuan pushime romantike, disa preferuan golfin, ndërsa dikush tjetër iu dedikua peshkimit.

Kështu Matthijs de Ligt dhe e fejuara e tij Anneke po shijojnë pushimet romantike por pa e ditur emrin e vendit ku ndodhen dhe kjo ndodh në një kohë kur klubet më të rëndësishme në Evropë janë vënë në një garë të ashpër për të siguruar shërbimin e holandezit.

Vendosi të lërë pas zërat e merkatos edhe Pep Guardiola. Trajneri katalanas pas një sërë përgënjeshtrimesh të bëra për kalimin te Juventusit iu dedikua sportit të golfit në Costa Brava. Një shembull ky që duket se është ndjekur edhe nga Gareth Bale që është shumë i apasionuar pas kësaj disipline sportive.

Kylian Mbappe ka një tjetër pasion përveç futbollit, NBA. Sulmuesi francez e shfaqi këtë në Instagram teksa postoi një foto të tij teksa ishte duke ndjekur finalen e madhe të NBA. Të njëjtën gjë bëri edhe Douglas Costa shkoi SHBA për të ndjekur këtë finale madje i veshur me uniformën e Golden State. Mesa duket braziliani nuk i solli fat Warriors që e humbi titullin e NBA kundrejt Torontos.

Ndryshe ndodh me mbrojtësin e majtë të Realit të Madridit që preferoi t’i dedikohej familjes së tij dhe këtë e tregon fotoja e postuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet në banesën e tij së bashku me fëmijët. Ai që duket se pon argëtohet më shumë nga të tjerët është Mohamed Salah që fitoi një tjetër ‘Champions’, atë në peshkim.

Top Channel