Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 53-vjeçarit P. K., banues në Kurbin.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Mars 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në Nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel