Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E mërkurë, 26 qershor

Liverpoo nis përforcimet, i pari është Fekir

Liverpool nuk ka asnjë plan se çfarë do bëjë me transferimin e Fekir. Anglezët i janë rikthyer edhe një herë interesimit për 25 vjeçarin.

Nabil Fekir i cili është lojtar i Lyon ku kërkua edhe vitin e kaluar. Lojtari ishte dakort, por Lyon kërkoi më shumë sesa jepte Liverpool ç’ka bëri që marrëveshja të mos kryhej.

Pas fitimit të Champiosit dhe vendit të dytë në kampionat, arkat e anglezëve janë mbushur mirë dhe ata u rishfaqën përsëri për playmakerin.

Manchester City kërkon mbrojtësin e Leicester dhe të Kombëtares Angleze

Dështimi për fitimin e Champions League ka bërë drejtuesit e Manchester City të mendojnë përforcime në ekipin e tyre.

Reparti ku Guardiola kërkon të investojë përsëri është mbrojtja. Manchesdter City ka shfaqur interes për mbrojtësin e qendër të Leicester City, Harry Maguire. City mund të paguajë klauzolën e tij prej 90 milion paund.

Marrevëshja mes City dhe 26 vjeçari është në preces dhe mediat në Angli janë të bindur për një marrëveshje të suksesshme.

Chelsea i vendosur/ I thotë jo Barcelonës për Willian

Chelsea ka marrë një një tjetër ofertë konkrete për njërin nga yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për braziliani Willian.

Për brazilianin i cili njihet për aftësistë e tij ka bëtë ofertë Barcelona dhe Atletiko Madrid. Me shumë mundësi Coutinho do largohet nga Barcelona dhe drejtuesit e katalanasve menduan se zgjidhja ideale është Willian. Edhe Atletiko Madrid kërkon zëvendsimin e Griezman që largohet mga Atletiko dhe një opsion për madrilenët shikohej tekniku brazilian.

Chelsea ka refuzuar ofertën prej 35 milion pandesh. Pas largimit të Hazard që u transferua tek Real Madrid, londinezët nuk mund të humbasin dhe një lojtar tjetër krahu.

E shtunë, 22 qershor

Pogba ‘galaktiku’ i radhës

Real Madrid ka si objektiv transferimin e Paul Poba. Madrilenët po përfitojnë shumë nga dëshira e madhe e lojtarit për tu larguar.

Francezi siç raportohet ka zgjedhur Realin por edhe Juventus insiston shumë për rikthimin e Pogba-s në Torino. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar drejtuesve të ekipit që Pogban ta shesin tek ekipi që jep më shumë.

Në rast dështimi i transferimit të Pogba, Real do të kalojë në planin B ku do të synojë danezin e Tottenham, Eriksen. Për trasnferimin Eriksen, Real mund të përdorë edhe Asension.

Atletiko Madrid harron Hysajn, kërkon Bellerin

Atletiko Madrid është i interesuar për mbrojtësin e djathtë të Arsenal, Hector Bellerin.

Ekipi i drejtuar nga Simeone, kërkon një mbrojtës të djathtë pasi Juanfran dhe Arias nuk ofrojnë siguri. Spanjollët u interesuan edhe për Hysaj, por Napoli kërkon shumë për transferimin e shkodranit.

Për të arritur marrëveshjen, Atletiko ka bërë pjesë të kësaj marrëveshjeje edhe mesfushorin Vitolo.

Pas Lukakut, Inter kërkon edhe Dzekon

Inter nën drejtimin e Conte po bën një sulm shumë të frikshëm. Po synohet transferimi i Lukakut nga Manchester United dhe Edin Dzekos nga Roma.

Sipas mediave italiane, transferimi i Dzekos është shumë afër. Të dy ekipet janë dakort me kushtet e marrëveshjes.

Mendohet që zyrtarizimi i Dzekos tek Inter të bëhet përpara 30 qershorit .

E enjte, 20 qershor

PSG nuk e do, Neymar mendon kthimin tek Barcelona

PSG ka hequr dorë plotësisht nga Neymar. Në qoftë se deri tani kemi menduar se ka qenë vetëm një aludim mediatik, tani kjo lëvizje ka filluar të marrë jetë.

Paris e bleu brazilianin me shpresën se me të do të fitote Uefa Champions League, por që nuk ja dolën. Kjo ka bërë që drejtuesit e ekipit ta humbin besimin tek ai.

Neymar po mendon të rikthehet edhe një herë tek Barcelona. Ekipi dhe drejtuesit janë dakort me këtë. Me një transferim të tillë do të shikonim MSN sulmuese përsëri.

James Rodrigues në Napoli, mungon vetëm firma

Napoli ka një projekt konkret ku kërkon ta rrisë ekipin e tij për të thyer Juventusin por edhe ndonjë ekip konkurrent dhe të fitojë ,Seria A.

Mesfushori i Real Madrid i cili ishte huazur tek Bayern Munich, James Rodrigues është shumë pranë kalimit tek Napoli. Bayern e ktheu tek Reali në këtë merkato duke vendosur të mos e blejë, por as Reali nuk do ta mbajë.

Kjo ka bërë që James Rodriues të shikojë për një ekip të mirë. Ai është tërhequr nga projekti por dhe marrëdhëniet e mira me Anchelotin ka bërë që kolumbiani të afrohet me Napolin.

Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin Rodri.

Rodri erdhi këtë sezon tek Atletiko Madrid nga Villareal dhe i ka mahnitur të gjithë me lojën e tij. Paraqitjet e mira bënë që ai të zibnte rol kryesor edhe në kombëtare.

Guardiola ka shprehur simpati për Rodrin si lojtar që para se te bashkohej me Atletikon, kjo ngaqe përshtatet edhe ideologjia e lojës. Pritet që të dy ekipet të futën në garë dhe të nisin ofertat zyrtare për Rodrin.

Juventus nuk ndalet, kërkon mesfushorn brazilian

Juventus para pak ditëve nënshkroi me trajnerin e ri që është Sarri. Nga nënshkrimi i trajnerit tek Juventus pritet një lojtar i mirë të cilin Juventus e ka kërkuar edhe më herët.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Jorgunho. Jorgnho ndoqi Sarrin dhe kaloi nga Napoli tek Chelsea pqe 50 milion paund.

Juventus e kishte kërkuar edhe më herët 27 vjeçarin dhe nuk kishte pranuar. Siç duket Jorginho ka vendosur të ndjekë trajnerin e tij.

E mërkurë, 19 qershor

PSG heq dorë nga Neymar, pranon ta shesë

Në Francë raportohet se PSG nuk është më e kënaqur nga braziliani Neymar. Në qoftë se Paris Saint Germain merr një ofertë të mirë për Neymar atehërë ata do heqin dorë nga braziliani.

Mbappe është lideri i PSG. Për Neymar janë të interesuar dy rivalët spanjollë. Barcelona kërkon ta rikthejë në Camp Nou duke e shikuar si një përforcim ideal për krahun e djathë.

Real Madrid mori Hazard dhe nuk do ofrojë shumë marramendëde për Neymar. Duke parë që PSG ka qenë e interesuar për Casemiron, Real mund ta përdorë si kartë për të marrën Neymar të cilin e donin dhe që e kërkonin.

Andre Gomes drejt kalimit në Premier League, Barcelona dhe Everton bien dakort

Barcelona ka hequr dorë përfudnimisht nga portugezi Andre Gomes. Ai është i huazuar tek Everton, ku ka bërë një sezon fantastik, por Barcelona ka hequr dorë prej tij.

Evrton është shumë i kenaqur me performacën e Andre Gomes. Siç duket 25 vjeçari do qëndrojë në Angli tek Everton. Drejtuesit e Everton dhe Barcelonës janë shumë pranë dakordësisë për Gomes. Siç raportohet në media trasnferimi kap shifrën e 22 milion euro.

Bale zëvendësuesi i Robben tek Bayern Munich

Largimi i Robben dhe Ribery ka bërë që Bayern Munchen të mendojë për lojtarët e kraghëve. Drejtuesit e Bayern kanë pikasur Gareth Bale për të qenë pjesë e ekipit. As menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 29 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të këmi një ofertë zyrtare.

E martë 18 qershor

Chelsea i thotë jo Barcelonës për Willian

Chelsea ka marrë një ofertë konkrete për njërin nga yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për braziliani Willian.

Për brazilianin i cili njihet për aftësistë e tij ka bëtë ofertë Barcelona dhe Atletiko Madrid. Me shumë mundësi Coutinho do largohet nga Barcelona dhe drejtuesit e katalanasve menduan se zgjidhja ideale është Willian. Edhe Atletiko Madrid kërkon zëvendsimin e Griezman që largohet mga Atletiko dhe një opsion për madrilenët shikohej tekniku brazilian.

Chelsea ka refuzuar ofertën prej 35 milion pandesh. Pas largimit të Hazard që u transferua tek Real Madrid, londinezët nuk mund të humbasin dhe një lojtar tjetër krahu.

Manchester ‘lan’ në para Pogban për të mos u larguar, njihuni me ofertën

Situatë mjaft e nxehtë mbetet ajo mes Pogbas dhe Manchester United. Francezi nuk është më i lumtur tek Manchester dhe ka kërkuar hapur largimin.

Këtë situatë po e monitorojnë Real Madrid dhe Juventus të cilët synojnë të bindin francezin që të bashkohet me ta këtë sezon. Ndërkohë ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e “Djajve të kuq”.

Manchester United i ka ofruar një rritje te majme page, francezit. Në qoftë se qëndron 26 vjeçari do përfitojë më shumë se 500 mijë paund në javë. Kjo rritje page mund të bëjë që Pogba të kthejë mendje.

E shtunë, 15 qershor

Strakosha drejt Premier League-s, Lazio i vendos çmimin

Lazio ka rënë dakort që portieri Strakosha mund të largohet nga ekipi në qoftë se një ekip e paguan klauzolën e tij.

Sipas mediave italiane Lazio kërkon plot 50 milion euro për portierin e kombëtares shqiptare. Për 24 vjeçari janë të interesuar Totteham dhe Arsenal.

Totteham kërkon pasuesin e Lloris dhe e ka vëzhguar për një kohë të gjatë Strakoshën. Ata janë të bindur në aftësitë e tij, dhe tani mbetet diskutimi mes dy klubeve.

Ajax vendos të shesë sulmuesin e djathtë

Ajax është i gatshëm ta largojë yllin e skuadrës Hakim Ziyech. Ekipi hollandez kërkon 30 milion dhe ai mund të largohet që në këtë verë. Për futbollistin nga Maroku kanë shfaqur pëlqim Liverpool dhe Arsenal.

Edhe 26 vjeçari është shprehur i gatshëm për aventura të tjera në kampionate të tjera.

Dilema e Pogba: Real Madrid apo Juventus

Nga Anglia sa vijnë dhe shtohen zërat se Paul Pogba do largohet nga Manchester United. Sipas raportimeve të fundit francezi dëshiron që të trasferohet tek Real Madrid. Real deri tani ka blerë 4 lojtarë: Hazard, Mendy, Jovic dhe Militao dhe i duhet të largojë disa lojtarë nga ekipi për shkak të numrit të madh të lojtarëve.

Problemi tjetër është edhe Fair-Play financiar. Vlera e katër blerjeve të Real-it i kalon 300 milion euro dhe blerja e Pogbas mund ti nxirrte probleme Realit me rregullat e UEFA-s.

Nga Italia Juventus kërkon që Pogba të kthehet në Seria A. Juventus ka një projekt shumë ambicioz dhe e shikon 26 vjeçarin si pjesë të këtij projekti. Tek Real apo Juventus mbetet për tu parë, por largimi i Pogba nga Manchester United është e sigurtë thonë mediat angleze.

E premte, 14 qershor

Pas dështimit vitin e kaluar, Liverpool rikërkon Fekir

Liverpool nuk ka asnjë plan se çfarë do bëjë me transferimin e Fekir. Anglezët i janë rikthyer edhe një herë interesimit për 25 vjeçarin. Nabil Fekir i cili është lojtar i Lyon ku kërkua edhe vitin e kaluar. Lojtari ishte dakort, por Lyon kërkoi më shumë sesa jepte Liverpool ç’ka bëri që marrëveshja të mos kryhej. Pas fitimit të Champiosit dhe vendit të dytë në kampionat, arkat e anglezëve janë mbushur mirë dhe ata u rishfaqën përsëri për playmakerin.

Junvetus kërkon të rikthejë në Itali Pogba-n

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici ka udhëtuar në Londër për tu takuar ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United për një transferim të mundshëm të Poul Pogba. 26 vjeçari francez ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Manchester United dhe nuk e ndjen veten mirë në Angli, ç’ka bën të jetë në kërkim të një aventure të re. Për francezin ka shfaqur interes edhe Real Madrid, por Real deri tani ka bërë 4 transferime, dhe blerja e Pogbas mund të ndikojë në Fair-Play financiar.

Lukaku arrin marrëveshjen personale me Interin

Lukaku është gjithnjë e më shumë drejt transferimit tek Inter. Ai më herët në një intervistë deklaroi se Konte, i cili tani drejton Interin është trajneri më i mirë në botë si dhe do donte që ai të luante me të. Sipas mediave italiane transferta ka avancuar duke bërë që Lukaku dhe Inter të përfundojnë marrëveshjen mes tyre. Sipas mediave italiane 26 vjeçari ka pranuar një kontratë deri në vitin 2024 ku do të përfitojë 6.6 milion paund + bonuse në vit.

Manchester City kërkon mbrojtësin e Leicester dhe të Kombëtares Angleze

Dështimi për fitimin e Champions League ka bërë drejtuesit e Manchester City të mendojnë përforcime në ekipin e tyre. Reparti ku Guardiola kërkon të investojë përsëri është mbrojtja. Manchesdter City ka shfaqur interes për mbrojtësin e qendër të Leicester City, Harry Maguire. City mund të paguajë klauzolën e tij prej 90 milion paund. Marrevëshja mes City dhe 26 vjeçari është në preces dhe mediat në Angli janë të bindur për një marrëveshje të suksesshme.

E enjte, 13 Qershor

Lukaku shpreh e hapur dëshirën për tu larguar drejt Interit

Sulmuesi belg i Manchester United ka shprehur dëshirën për tu larguar nga të kuqtë për në Seria A tek Inter. Lukaku në një intervistë ka thënë se trajneri i ri i Inter, Conte është trajneri më i mirë në botë, dhe se do më pëlqente të luaja më të. Akoma nuk ka një kontakt mes 26 vjeçarit dhe klubit zi kaltër.

Tashmë e pranojnë të gjithë, Griezman transferohet në Barcelonë

Sulmuesi i Atletiko Madrid, Antoine Griezmann do të transferohet tek Barcelona këtë merkato vere. Sipas mediave spanjolle këtë fakt e ka pranuar edhe shefi ekzekutiv i Ateletiko Madrid, Miguel Angel Gil Marin. 28 vjeçari ka qenë prej vitesh objektiv i katalanasve, por këtë vit vendosi të largohej. Sipas raportimeve marrëcveshja do kryhet me date 1 korrik.

Guardiola largohet nga Manchester City

Ndoshta mund të tingëllojë e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Independent shkruan se ky do jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolës. Sipas asaj që shkruan Independent, për Guardionën ky do të jetë sezonii i fundit. Fakti që ai nuk arriti Champions ka bërë që të marrë vendimin e largimit. Guardiola do shpresoj që këtë sezon të fitojë Champiosin.

Coutinho drejt PSG

Braziliani Philipe Coutino i cili sezonin e kaluar erdhi me shumë bujë tek Barcelona duket se këtë vit e ka fatin e ndarë. Coutinho është në kërkim të një ekipi dhe me shumë gjasa do transferohet tek frencezët e PSG. Mediat spanjolle thonë se për këtë lëvizje është angazhuar edhe braziliani tjetër Neymar. Coutinho shkoi me shumë bujë tek Barcelona por ai nuk arriti të tregonte aftësitë e tij dhe kjo bëri që të përqëndrohem pak.

Top Channel