Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne Është vetëm pak centimetra i gjatë por ndonjëherë ka një zemër të madhe, një peshk tropikal, përjeton ‘thyerje zemre’ kur ndahet nga gjysma e tij.
Dhe kjo është provuar nga kërkuesit bazuar në një testim të sjelljes për të matur pesimizmin tek peshku.
Peshku zebër, emri shkencor i të cilit është “amatitlania siquia” është një peshk i vogël, monigam, që krijon lidhje stabël me kalimin e kohës. Dy partnerët ndërtojnë folenë e tyre së bashku dhe koordinojnë gjithçka.
Falë këtij testi, të bërë për të parën herë tek një peshk, kërkuesit ia dolën të tregonin se kur femra ndahej nga partneri i saj, ajo bëhej pesimiste.
E ky është demonstrimi i parë i një lidhjeje emocionale me partnerin në një specie të ndryshme nga ajo njerëzore, thonë studiuesit pasi siç shpjegojnë ata, kjo lidhje emocionale nuk është eksploruar ende tek zogjtë, që shpesh janë më monogamë krahasuar me peshqit.
Top Channel