Premiera botërore e “X-Man: Dark Phoenix” është mbajtur në Los Angeles me pjesëmarrjen e yjeve si Jessica Chastain dhe Sophie Turner.

“Dark Phoenix” është filmi i 12 në serinë “X-Man”, nëse numërohen edhe rikthimet e “Wolverine” dhe “Deadpool”, por është i pari që ka si personazh kryesor një femër, një “X Women” dhe jo një “X Man”.

Sofi Tërner është në rolin e Jean Grey, një mutante, fuqitë fizike të së cilës superkarikohen kur një mision shpëtimi në hapësirë shkon keq.

Sofi Tërnerit i bashkohen Jennifer Lawrence, James McAvoy, Michael Fassbender dhe të tjerë aktorë, me Jessica Chastain që luan një aliene që përpiqet ta çojë Xhinin në rrugë të gabuar.

Filmi doli në kinematë britanike dhe franceze, ndërsa nesër do të jetë premiera në Shqipëri, por edhe në vende të tjera si Australi, Gjermani, Holandë, etj..

Top Channel