Skënder Gjinushi braktisi  jetën politike për atë akademike, por dorëheqja ndodhi vetëm moralisht pasi në letra ai rezulton edhe kryetar partie dhe Akademie. Shorti  i hedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori në pah çudinë e  radhës në këto zgjedhje.

Me numrin 28 u rendit Partia Socialdemokrate, ku si kryetar kishte të shënuar Skënder Gjinushin i sapo zgjedhur  në krye të Akademisë së Shkencave. Por, ligji për Akademinë e Shkencave parashikon që titullari i institucionit nuk mund të mbajë poste politike.

Në nenin 6 fraksion 1,  parashikohet  se “Statusi i anëtarit të rregullt, atij të asociuar, dhe i çdo funksioni  tjetër drejtues të lidhur me këto funksione, përfundon  ndër të tjera  edhe kur anëtari, zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti.  Referuar  të njëjtit ligj, kryetari është edhe anëtar dhe për rrjedhojë kushtet e ndalimit të anëtarit janë edhe për drejtuesin e institucionit.

Skënder  Gjinushi  para se të zgjidhjet kryetar i Akademisë së Shkencave deklaroi se është dorëhequr nga drejtimi i partisë,  por  vullneti  i  tij personal  nuk u reflektua ne vendimin e KQZ.  Top Channel u interesua pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve   dhe përgjigjja  që mori ishte,  se ‘në këtë institucion nuk kishte mbërritur  asnjë vendim gjykate, që të vërtetonte se Skënder Gjinushi nuk ishte më kryetar i PSD’.

Top Channel kontaktoi  edhe  më Skënder Gjinushin për këtë fakt. Kryetari i ri i  sapo zgjedhur i  Akademisë së Shkencave  pohoi për  Top Channel se ai e ka kryer detyrimin moral, ndërsa detyrimi juridik tashmë i takon strukturave te PSD,  për të kryer procedurat ligjore  për çregjistrimin  e tij  në gjykatë dhe  regjistrimin me një  kryetar të ri. Top Shannel shkoi edhe në selinë e partisë se Social Demokrate, por godinës i është vënë dryni, pas konfliktit për pronësinë. E për sa kohë nuk do ketë një kërkesë në gjykatë për të konfiguruar  ndryshmin e ri, Skënder Gjinushi  do te jetë edhe kryetar partie edhe  Akademi, nëse  edhe  Presidenti vendos ta miratoj edhe   me dekret.

Top Channel