Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias, kanë tronditur pozitat e trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona.

Së fundi mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit katalan po mendojnë seriozisht për emrin e Massimiliano Allegrit, i cili vetëm dje mbylli eksperiencën e tij 5-vjeçare me Juventusin, ku fitoi po kaq tituj kampionë.

Allegri është trajner i lirë dhe një nga emrat më të vlerësuar në futbollin europian, por para se të nisin kontaktet me teknikut, drejtuesit e Barçës duhet të marrin fillimisht miratimin e senatorëve si Lionel Messi.

Top Channel