Princi Harry, që së fundmi është bërë baba pas ardhjes në jetë të vogëlushit Archie, udhëtoi drejt Italisë ku mori pjesë në një ndeshje poloje për të siguruara të ardhura të destinuara për bamirësi.

Harry, për të cilin ky është largimi i parë nga djali i tij dhe bashkëshortja Meghan, në këtë ndeshje bamirësie ishte në të njëjtën skuadër me Nacho Figueras që ishte i ftuar edhe në martesën e Princit me Meghan Markle.

Objektivi i këtij evenimenti ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar në shëndetin mendor, mirëqënien e të rinjve të prekur nga virusi HIV në jug të kontinentit afrikan.

Gjithçka ndodh nëpërmjet fondacionit Sentebale që Princi Harry e themeloi së bashku me Princin Seeiso të Lesotos duke e zgjeruar aktivitetin edhe në Botsvana.

Sipas anëtarëve të këtij fondacioni bamirëise, pavarërisht progresit të bërë në luftën kundër SIDA-s, virusi HIV vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të adoleshentëve në Afrikë, ku 3 nga 4 personat e prekur nga ky virus janë të moshës 15-19 vjeç.

Ndërkaq, në fillim të këtij muaji, Princi Harry 34 vjec, ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së Invictus Game në Holandë, një eveniment ky për veteranët e luftës.

Top Channel