Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme eliminatore të Euro 2020 me Islandën në transfertë dhe me Moldavinë në Elbasan.

Për momentin Edi Reja ka vetëm 9 lojtarë nga ekipi A, për të cilët gjithashtu do të vendosë ditën e hënë. Nga pjesa e lojtarëve shpresa U21, trajneri Reja nuk ka aktivizuar në seancën stërvitore Drilon Kryeziun i cili ka patur një problem në kavilje, ndërkohë që grupit të ekipit shpresa i është bashkuar lojtari i ekipit të Tiranës Jurgen Celhaka.

Më pas seanca stërvitore ka vazhduar normalisht, si pas programit të trajnerit kuqezi.

Në bazë të këtij programi seancat stërvitore do të zhvillohen deri ditën e e shtunë në mëngjes më pas të gjithë trajneri i ka lënë të lirë për fundjavën për tu rikthyer ditën e hënë nga ku nis edhe grumbullimi zyrtarisht dhe ku do të jenë rreth 90 % e lojtarëve që trajneri Eid Reja ka grumbulluar për test dhe për ndeshjet eliminatore të Europianit.

Top Channel