Për 3 net me radhë, oborret e shtëpive tradicionale shkodrane u kthyen në kinema, ashtu si dikur, duke mirëpritur edicionin e tretë të festivalit të filmit “Ekrani i Artit”.

Ky festival filmi që ka nisur të zhvillohet në Firence, por që për 3 vite me radhë po organizohet edhe në Shkodër, këtë vit prezantoi filma nga “International Short Film Festival Oberhausen”, Lo Schermo dell’arte, koleksioni i videos dhe filmit të Van Abbemuseum

Për organizatorin Adrin Paci edicioni i tretë i “Ekranit të Artit” ishte një sukses.

Shtëpitë monumente kulture të Kolë Idromenos, Llazanëve dhe Pashko Vasës u kthyen në kinema të hapura duke prezantuar tek artdashësit edhe historinë dhe traditën e një qyteti të lashtë si Shkodra.

Top Channel