Tenisti australian nuk heq dorë nga tallja e kundërshtarit (Video)

14/05/2019 19:10

Nick Kyrgios u bë protagonist edhe në Romë. Tenisti australian mundi rusin Medvedev duke përdorur të gjithë “arsenalin” e tij të goditjeve ekstravagante.

Veprimet e tij janë kritikuar gjithmonë nga tenistët e tjerë dhe nga publiku, por ai thotë se i bën pa të keq dhe se nuk ka qëllim që të ofendojë kundërshtarin.

“Mendoj se është e rëndësishme që të japim spektakël”, tha Kyrgios pas ndeshjes.

Top Channel