Susan Atkins, Patricia Krenwinkel dhe Leslie Van Houten shkojnë duke qeshur në gjykatë pasi kishin vrarë shtatë persona.

Vajza më e re e këtij kulti ishte vetëm 14 vjeçe kur u bashkua. Edhe pse nuk mori pjesë në vrasje, ajo kujton se si “motrat” mburreshin me mënyrën se si kishin vrarë beben në barkun e aktores shtatzënë.

Dianë Lejk, sot 66, ishte vetëm 14 vjeçe kur u njoh për herë të parë me Çarls Mensonin, në një diskotekë. Ajo mban mend që ai ishte shumë i sjellshëm me të, shumë tërheqës dhe pa asnjë lidhje me vrasjet e tmerrshme. Vetëm pak orë pasi e njohu, Diane rrëfen që kreu marrëdhënie seksuale me vrasësin që ishte duke formuar një kult.

Më pas ai e njohu me “vajzat e tij”, të cilat ishin pjesëtare të grupit. Diana mban mend se si ato e pritën si motra dhe e bënë të ndihej shumë mirë, sidomos për faktin që ajo sapo ishte shkëputur nga prindër shumë kontrollues.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ajo e mban mend si sot çastin kur Menson e mësonte se si ta ngulte thikën te trupi i viktimave, në mënyrë që të bënte sa më shumë dëme në organe.

Por kjo nuk ishte asgjë, thotë Diana, në krahasim me mburrjen që bënin “motrat” për vrasjen e foshnjës në barkun e aktores. Mënyra se si diskutonin vrasjet, aq lehtë e fare rastësisht, e bëri që më në fund të hapte sytë e të kuptonte se sa në rrezik ishte.

Pas atij çasti, Dianë mban mend që ka jetuar e frikësuar për vdekje, derisa Menson dhe vajzat e kultit u arrestuan më në fund, pasi kishin vrarë shumë persona. Menson u dënua me burgim të përjetshëm, në vitin 1970, dhe vdiq në vitin 2017 nga kanceri.

FOTO GALERI
1/8
Diana ishte 14 vjeçe kur e njohu Çarls Mensonin dhe kreu marrëdhënie me të vetëm pas pak orësh, duke iu bashkuar kultit që ai e quante “Familja”

Top Channel