Trajneri i Atleticos së Mdridit, Diego Simeone ka konfirmuar se Diego Costa do të jetë pjesë e “los Colchoneros” edhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku argjentinas tha se situata me sulmuesin ishte sqaruar dhe se ky i fundit ishte stërvitur rregullisht me skuadrën ditën e premte.

“Po kalon një moment të vështirë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që nuk po e lejojnë të kapë formën, por mund t’ju garantoj se do të jetë me ne edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Simeone.

Top Channel