Isco

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Reali i Madridit ka fiksuar çmimin e shitjes së fantazistit Isco, që është 60 milionë Euro.

Me rikthimin e Zidane, Isco ka zhvilluar ndeshje të mira, por sërish kjo nuk e shpëton nga “operacioni fshesa” që do të zhvillohet në klubin madrilen këtë verë.

Për fantazistin spanjoll interesohen klube të shumta si Juventusi, Manchester City, Arsenali dhe Chelsea.

Top Channel