I dehuri zgjohet në shtëpinë e gabuar, gjesti i pronarëve i habit të gjithë

20/04/2019 13:34

Një djalë 30 vjeç, i cili ishte dehur pas një feste, u zgjua mëngjesin e ardhshëm në një shtëpi të gabuar. Pronarët e banesës e gjetën atë në gjumë. Dhe reagimi i tyre habiti  të gjithë.

Historia ndodhi në Skoci. Siç njofton Metro.co.uk, djaloshi i dehur kishte humbur taksinë pas daljes nga festa. Ai ndihej i lodhur, vendosi të kthehej në gjumë në shtëpinë ku u bë festa. Por kur u kthye, ngatërroi derën dhe u fut në apartamentin e gabuar.

Të nesërmen, çifti i pronarëve u befasua kur e gjeti atë në dhomën e ndenjes. Djali tha:- “Unë jam këtu nga festa e djeshme”. Dhe dy bashkëshortët dyshues  iu përgjigjen: -“Ne ju sigurojmë se nuk ka festë”. Pas kësaj, çifti në vend që të trembej ia plasi të qeshurit dhe i ofroi 30-vjeçarit një cigare.

Top Channel