Sevilla ka njoftuar zyrtarisht klubin e Milanit, se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit portugez Andre Silva, në përfundim të sezonit.

Sulmuesi ishte i huazuar me të drejtë blerjeje për 38 milionë euro te skuadra andaluziane, por pavarësisht një starti “magjik”, në 2019-ën ka shënuar vetëm një gol, duke zhgënjyer drejtuesit.

Kjo lëvizje shton telashet e drejtuesve të Milanit, që kishin planifikuar të blejnë Bakayokon nga Chelsea, me ato 38 milionë euro, por tashmë do të duhet të gjejnë një tjetër strehë për portugezin.

Top Channel