Kampionati i Atletikës për të rinj, pjesëmarrës edhe Iliria e Prizreni

18/04/2019 10:29

Elbasani priti sërish atletikën shqiptare, këtë radhë për organizimin e kampionatit për të rinj, të mbajtur në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

Në këtë turne morën pjesë 11 ekipe nga Shqipëria, Iliria nga Maqedonia dhe Prizreni nga Kosova. Në total, në këtë kampionat morën pjesë plot 147 të rinj.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi foli për aktivitetet e radhës, që do të mbahen po në qytetin e Elbasanit.

Gjithnjë e më shumë po vihen re atletë të rinj, që po angazhohen me sportin e atletikës, me Federatën që shpreson se kjo pjesëmarrje masive e të rinjve do të kthehet në cilësi në të ardhmen.

Top Channel