James Rodriguez është në muajt e fundit të huazimit të tij 2-vjeçar në skuadrën e Bayernit të Mynihut, ndërsa gjermanët ende nuk kanë vendosur nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes apo jo.

Për të mbajtur James në Mynih, bavarezët do të duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro në arkat e Realit ,shifër kjo që duket se nuk i bind drejtuesit e Bayernit, që ta shpenzojnë për kolumbianin.

Megjithatë edhe nëse kthehet në Madrid, James vështirë se do të qëndrojë gjatë aty, pasi dihet tashmë që nuk bën pjesë në listën e të preferuarve të Zidane, i cili edhe më herët, e linte shpesh në stol.

Top Channel