Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është konfirmuar në stolin e të kuqve, e tashmë kërkon që të themelojë edhe të ardhmen e klubit. Ai kërkon që të rrëmbejë nga Juventus, 28-vjeçarin Douglas Costa.

Por marrëveshja nuk duket se do të jetë e lehtë, pasi në garë për shërbimet e braziliani janë edhe rivalët e Manchester City e po ashtu sheikët e Paris Saint-Germain.

Raportohet se Juve shpreson që të përfitojë më tepër se 50 milionë paund për lojtarin që ka dhënë një kontribut të vyer për bardhezinjtë prej vitit 2015.

Top Channel