“Djajtë e Tasmanisë”, këta mishngrënës unikë me veshë të kuq, po kërcënohen nga një lloj kanceri ngjitës, pavarësisht se ata dhe ndihmësit njerëz po adoptohen me ritmet, duke dhënë shpresë për mbijetesën e tyre.

Ndryshimet evolutive shtrihen zakonisht në mijëvjeçarë, por në malet në veri të Tasmanisë mund të shihet edhe në kohë reale. Tri dekada pas rasteve të para të një kanceri vdekjeprurës të transmetueshëm në popullatën e “djajve të Tasmanisë”, ekspertët po shohin ndryshime dramatike në 15 për qind të krijesave që kanë mbijetuar.

“Sëmundja është identifikuar fillimisht në verilindje të Tasmanisë, në shtator të vitit 1996, e popullata e djajve në këtë rajon ka rënë me ritme shumë të shpejta”, tha Chris Coupland.

Kanceri transmetohet përmes kafshimit nga një individ i infektuar, zakonisht gjatë çiftëzimit apo kur ata sfidojnë njëri-tjetrin. Por, shkencëtarët kanë raportuar se djajtë, që tani numërohen nga 15 deri në 18 mijë, po luftojnë me shenjat e para të një reagimi imun që janë raportuar.

Sëmundja mbetet thuajse ende fatale dhe një shpërthim i dytë po hetohet, por antitrupat që janë pikasur te kafshët e infektuara po bëjnë që shumë prej kafshëve të prekura të mbijetojnë. “Djajtë e Tasmanisë” konsiderohen si specie në rrezik dhe fati i tyre në Australi, ku ata u shfarosën nga dingot, apo zhdukja e tyre në ishullin Thylasin, janë një kujtesë e gjallë për rrezikun që kanoset.

Top Channel