Sipas mjekëve muaji shkurt arriti kulmin e pacientëve nga virozat e stinës. Më të ndjeshëm ndaj këtyre virozave ishin fëmijët të cilët paraqiteshin kryesisht me temperaturë të lartë. Megjithatë, temperatura është një prej shkaqeve jetë kërcënuese tek fëmijët.

Në listën e emergjencave pediatrike renditen pakujdesitë e prindërve ndaj fëmijëve me rastet e bllokimit të frymëmarrjes nga trupat e huaj. Në QSUT, paraqiten mesatarisht dy deri në tre fëmijë me urgjencë pediatrike të tipit bllokim i rrugëve të frymëmarrjes.

Gjithashtu, në muajt e parë të lindjes fëmija mund të kalojë disa problematika ku ndër to më e pashpjegueshmja është edhe vdekja në gjumë. Mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet por rezultati ka qenë ‘autopsi e bardhë’.

Por sa të kujdesshëm duhet të tregohen prindërit në mirërritjen e fëmijëve? Cilat janë urgjencat pediatrike më të shpeshta? Kur duhet të shqetësohemi për fëmijët tanë? Bullizmi, sa ndikim shkakton tek fëmijët dhe adoleshentët? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel