Është arrestuar inspektori i Zjarrfikëses Tiranë, shtetasi me inicialet L.H., pasi akuzohet për dhunë në familje.

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Top Channel