Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në rrugën e ish-kënetës në Durrës.

Një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar për vdekje dy këmbësore. Viktimat janë Bukurie dhe Sabie Cufaj, 56 dhe 38 vjeç, vjehërr dhe nuse.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel