Cristiano Ronaldo po kalon një moment fantastik të karrierës së tij në kampionatin italian, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i përket jetës së tij jashtë futbollit.

Kjo pasi në vjeshtë portugezi u akuzua për përdhunim nga një ish modele amerikane, ngjarje që kishte ndodhur në verën e 2009-ës, por që ishte fshehur, pasi Ronaldo kishte paguar 375 mijë euro.

Së fundi çështja u rihap nga policia e Las Vegasit, e cila po riheton ngjarjen, në bazë të dëshmive dhe denoncimeve të bëra në kohën kur edhe pretendohet se ka ndodhur përdhunimi.

Gjatë pasdites së sotme, media amerikane Wall Street Journal ka cituar burime nga policia e Las Vegasit, të cilët thonë se u kanë kërkuar autoriteteve italiane, ADN-në e Cristiano Ronaldos.

Testi synon të krahasojë ADN-në e sulmuesit portugez me gjurmën e gjetura në rrobat e modeles amerikane, Kethryn Mayorga, e cila ka akuzuar Ronaldon për përdhunim.

Top Channel