Disa persona janë lënduar në Bosnje-Hercegovinë, në një përplasje mes policisë dhe emigrantëve që përpiqeshin të hynin në Kroacinë anëtare të Bashkimit Europian.

Me shpresën se Kroacia fqinje do të hapë kufijtë, qindra emigrantë kanë kaluar disa net nën qiell të hapur, në rrugë, duke bllokuar kalimin në kufi.

Një zëdhënës i policisë kroate tha se kufiri do të mbrohet, por në të njëjtën kohë do të respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, humanitar dhe ai i brendshëm.

Reporterët në vendngjarje raportuan se disa persona janë lënduar, pasi qëlluan me gurë policinë kroate dhe kjo e fundit reagoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, për të zmbrapsur emigrantët.

Në Bosnje-Hercegovinë qëndrojnë aktualisht mijëra emigrantë dhe refugjatë, që i janë larguar luftërave dhe varfërisë. Grupet e ndihmave paralajmërojnë tani për një krizë humanitare në prag, ndërkohë që dimri po afrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA