Një djalë 3-vjeçar nga fshati Mborje i Korçës ka ndërruar jetë pasi duke luajtur e ka zënë poshtë një bombol gazi e madhe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 të ditës së enjte. I mituri me iniciale J.D. nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Mësohet se 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ishte në shtëpi së bashku me të ëmën. 3-vjeçari ka shkuar në dhomën e gjyshit, në të cilën ndodhej një bombol oksigjeni. Bombola përdorej nga gjyshi i tij, i cili vuan nga astma.

Fëmija ka prekur bombolën që ka rrëshkitur duke e zënë poshtë. Bombola mësohet se ishte e përmasave të mëdha dhe me peshë të konsiderueshme.

Top Channel