Jep dorëheqjen sekretari britanik për “Brexit”

09/07/2018 08:36

Përgjegjësi kryesor për negociatat largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se “trendi aktual i politikës” është duke bërë “çdo herë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.

Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli.

“Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai.

Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se “nuk pajtohet me përshkrimin që ai i ka bërë politikës për të cilën janë pajtuar paraprakisht në Kabinet të premten”.

Ajo ka thënë të ketë ndjerë keqardhje për largimin e Davis, mirëpo e ka falënderuar atë për “gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit tonë nga BE-ja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA