23/12 21:18
Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi këtë të diel me një rezultat të pastër 3-0 ndaj Estonisë në ndeshjen e vlefshme për shkallën më të ulët të podiumit, ne Divizionin e Argjendte te Ligës së Europës.
Vajzat kuqezi ishin superiore ndaj formacionit baltik, duke triumfuar në të tre setet, fillimisht me një diferencë prej 11 pikësh e më pas me një hendek të vogël por të mjaftueshëm për medaljen e bronzit.
Më herët këtë javë, përfaqësuesja e volejbollit të femrave nuk mundi të siguronte duelin për vendin e parë pasi u mund nga Suedia në Pallatin e Sportit në Kikoping, pavarësisht një mbështetjeje të konsiderueshme nga tifozët kuqezi.
Top Channel