Bashkia Kukës vendos bustin i Havzi Nelës në oborrin e gjimnazit

12/06/2018 10:51

Në një ceremoni zyrtare të Bashkisë Kukës, u vendos busti i Havzi Nelës në oborrin e  gjimnazit te qytetit që mban të njëjtin emër.

Havzi Nela u burgos në vitin 1987 dhe më 10 gusht të vitit 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit në muajt e fundit para se regjimi të shembej pas dënimit me vdekje nga një trupë gjykatësish komuniste.

Persekutimi i tij nisi ne vitin 1967 kur kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatit.

Havzi Nelës i është akorduar titulli “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”.

“Falë tij, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur. Kukësi tashmë përveçse qytet i mikpritjes së madhe dhe kandidat për Nobel në 1999, është edhe qytet i poetit të varur në litar në emër të lirisë, të fjalës së lirë”, u shpreh Bashkim Shehu, Kryetar i Bashkisë Kukës.

Top Channel