Njëzet punonjëse të njërit prej reparteve të rrobaqepësisë në Shkozet u shtruan në urgjencë mesditën e së shtunës me simptoma helmimi.

Gra e vajza, mes të cilave dhe një shtatzënë u ra të fikët dhe shfaqën shenja intoksikimi. Një nga punonjëset është dërguar në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj gjendjeje të rënduar shëndetësore të punonjëseve. Burime spitalore bëjnë të ditur se 13 pacientëve u është dërguar gjaku për ekzaminim në Tiranë, me qëllim përcaktimin e shkakut të kësaj gjendjeje.

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencë, disa nga punonjëset janë larguar në banesë, ndërsa 6 prej tyre janë shtruar në spitalin e Durrësit për të qenë nën kujdesin e mjekëve në vazhdimësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA