Në Tiranë ka mbërritur këngëtari grek Notis Sfakianakis, i cili do të interpretojë këngët e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve.

Notis vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët.

Në Shqipëri ka patur komente së fundmi sa i përket disa deklaratave që thuhet se keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët ku i konsideroni si racë inferiore?
Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.

Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…
Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve!

Intervistën e plotë do keni mundësi ta ndiqni në edicionin kryesor të lajmeve në orën 19.30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA