Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Abaz Hoxha, gur themeli për identitetin tonë kulturor “Marr një copë baltë, krijoj diçka dhe më del krejt natyrshëm”, tregon Joanna Labi.
Joanna Labi është në mesin e 11 studentëve të masterit në Programin e Qeramikës në Fakultetin e Arteve të Bukura që ekspozuan punimet e tyre në Galerinë Fab. Ajo prezantoi krijimet e stilit bashkëkohor, si kjo nudo që është ende në proces punimi.
“Është një proces pune shumë i bukur që të jep jetë, frymëzim, pjesë e flokëve është bërë në formë lulesh. Lulja simbolizon frymën e jetës, dashurinë, pranverën”, u shpreh Joanna Labi.
E konceptuar si laborator, ekspozitë zhvilluese, workshop dhe ndërhyrje artistike “1 Material” ishte një ndërthurje mes materies dhe elementëve që lidhen me bashkohësinë.
“Duket si vendi i punës, buka që ata kanë nëpërmjet materies, nëpërmjet laboratorit, furrave, materiales dhe raportit që kanë veprat e tyre në hapësirë. Duket sikur je në studio e skulpturës dhe gjithashtu duket sikur studio e skulpturës kanë ardhur në galeri, duke e sjellë në frymë bashkëkohore nëpërmjet instilacioneve”, tha kuratori i ekspozitës, Ardian Isufi.
Kjo ekspozitë që u dha mundësi studentëve të kenë kontaktet e para me publikun, i ndihmon ata të njihen edhe me kërkesën e klientelës.
“Atelieja e qeramikës ka një eksperiencë të mirë sepse kompani të ndryshme që merren me skulpturën i kanë punësuar. Por, ka dhe individë, që janë të paktë në numër, që kanë krijuar aktivitetet e tyre personale me qeramikën. Aktualisht ka një trend pozitiv edhe sa i takon pritshmërisë që ka publiku dhe që mund të jetë një klientelë e mundshme më vonë”, u shpreh skulptori dhe dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Prof. Sadik Spahija
Për studentët, mbetet sfidë vijimi i profesionit dhe përfshirja në tregun e punës pas përfundimit e studimeve akademike.
Top Channel