Vau i Dejës, plagoset me armë zjarri pronari i servisit të makinave

11/05/2018 13:13

Një 43-vjeçar, pronar i një servisi makinash ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth mesditës.

Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku pas një konflikti mbeti i plagosur E. S., 43 vjeç.

“Menjëherë janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Shtetasi E. S. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA