Mjaft i ashpër ka qenë Saimir Tahiri me pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj, për të cilin thotë se për akuzat për policinë ai ia kalon “dhe Saliut dhe Lulit”.
“Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbusr për fushat që dolën me hashash. Shumë mirë të pastrohet policia jam shumë dakord, po kjo nuk bëhet brenda ditës e as me veting se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë për shkelje të ligjit, korrupsion ishte shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë, këtë se thotë njeri. Unë pyes pas drejtësisë, pse nuk e filluam nga vetja me vetingun? Deputetë, ministra, nga politika? Unë po hetohem, do gjykohem dhe kjo është kaluar çdo vetingu ma do mendja. Dhe palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet. Rri e dëgjoj garën kush e kap peshkun më të madh, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafioz. Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhe. Ka shumë kriminel në Itali po nuk flet kështu., askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë. Kam duruar 6 muaj, do duroj dhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë”, tha Tahiri në deklaratën e tij para mediave.
Top Channel