Memoriali Kombëtar për Paqe dhe Drejtësi, i quajtur ndryshe edhe si muzeu i linçimit, është çelur të enjten në Montgomery, Alabama, me shtatore, instalacione, foto dhe kujtime të tjera që tregojnë për tmerret që përjetonin afro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Nisma për Drejtësi të Barabartë ka dokumentuar se në periudhën 1877-1950 në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur 4400 linçime me prapavijë rraciste. Grupi ka realizuar edhe një hartë të vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet makabre, duke bërë pjesë të muzeut edhe tokën ku janë kryer linçimet, duke shënuar emrin e viktimave nëpër kavanozë qelqi.

Siç raporton rrjeti televiziv amerikan ABC News, ideatorët shpresojnë që me anë të kësaj nisme skllavëria, linçimet dhe izolimi rracor të diskutohen hapur dhe ndershëm, duke rikthyer në vëmendje të njerëzve që kanë dyshime se si ka qenë realiteti në ato vite.

Muzeu hapet vetëm pak ditë pasi një fotografi e një detyre klase në një shkollë në San Antonio, Teksas, bëri bujë sepse në të u kërkohej nxënësve që të listonin të këqijat dhe të mirat (!) e skllavërisë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel