SHBA, rënie drastike e vizave…edhe për vizitorët

03/04/2018 16:43

Shtetet e Bashkuara po lëshojnë shumë më pak viza vizitorësh për njerëzit anembanë botës, jo vetëm myslimanëve, që kur presidenti Donald Trump përshkallëzoi retorikën e tij antiemigracion.

Që prej masave të ndërmarra prej tij, SHBA-të kanë lëshuar 13% më pak viza për vizitorët përgjatë 12 muajve të fundit, krahasuar me vitin fiskal 2016, sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit të analizuara nga “Politico”, një trend në rënie që është përshpejtuar më shumë gjatë 6 muajve të fundit.

Nuk dihet qartësisht nëse kjo rënie vjen për shkak të aplikimeve më të pakta nga njerëzit, apo refuzimeve më të shumta të aplikimeve. Shkaku, me të gjitha gjasat vjen si kombinim i të dyjave këtyre.

DASH-i ofron vetëm të dhëna sesa viza vizitorësh jepen për çdo vend, por publikon veçse një informacion të cunguar mbi atë sesi apo përse janë përfituar apo refuzuar vizat.

Rënia, gjithsesi vjen teksa Trumpi nënvizoi sërish pikëpamjet e tij të ashpra ndaj emigracionit. Gjatë fundjavës, presidenti shfrytëzoi “Twitter”-in për të fajësuar demokratët dhe qeverinë meksikane për një “fluks të rrezikshëm” emigrantësh në kufi.

Presidenti republikan fajësoi “ligjet e paplota amerikane të emigracionit” dhe kërcënoi se do të braktisë bisedimet ligjore sesi duhet të trajtohen emigrantët e padokumentuar të ardhur në Shtetet e Bashkuara qysh fëmijë.

Të dhënat tregojnë kryesisht dëshirën e Trumpit për të kufizuar bërjen realitet të qasjes në SHBA të të huajve. Kritikët thonë se, duke vendosur procedura të reja dhe pengesa sigurie, Trump dhe ndihmësit e tij po ndërtojnë një “mur hipotetik” për t’i mbajtur njerëzit larg Amerikës, qofshin ata persona që dëshirojnë të shkelin vetëm për vizita afatshkurtra. Kritikët i frikësohen gjithashtu faktit se rënia e numrit të akorduar të vizave mund të dëmtojë industritë, duke nisur nga turizmi e deri tek arsimimi.

Statistikat e shqyrtuara nga “Politico” i referohen numrit të vizave të dhëna nga marsi i vitit 2017 deri në shkurt të 2018-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA