Veliaj paralajmëron lokalet: Jemi kail t’i hapim qeset për të zbuluar kush i hedh

09/01/2018 10:16

Kreu i bashkisë Erion Veliaj paralajmëron lokalet që hedhin plehrat në rrugë për gjoba. Ndonëse ka mjaft biznese të tilla luksoze në qendër të Tiranës, vijojnë që të hedhin qeset në rrugë, vetëm pak metra larg koshit.

“E dashur Kafe te “Myslym Shyri”. Të lutem kupto që jemi kail dhe t’i hapim qeset e plehrave hedhur rrëzë pemëve për të zbuluar kush i hedh! Sot fituat një gjobë dhe humbët disa klientë. Askush nuk do ta pijë kafen në ambient të bukur, por me sjellje të shëmtuar”, tha Veliaj.

Pavarësisht masave të vazhdueshme të marra nga Bashkia e Tiranës, kjo situatë kërkon padyshim edhe kontributin e qytetarëve në këtë drejtim.

Top Channel