Nuk ka zgjedhje në PD, Berisha i quan “referendum për kryetarin”. Qendrat e votimit brenda degëve në rrethe do qëndrojnë 10 orë të hapura
Klajda Gjosha nga LSI dënoi dhunën, sipas saj, të ushtruar nga policia gjatë protestës së të hënës nga opozita.
“Dënojmë me shumë forcë dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, si udhërrëfyesi kryesor të funksionimit të një shteti. Dënojmë marrjen peng të Reformës në Drejtësi asaj reforme te e cila besuan të gjithë qytetarët shqiptar. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj deputetes Kejdi Mehmetaj si dhe tërheqjen me forcë që ju bë deputetes më të re në Kuvendin e Shqipërisë, Floida Kërpaçi, madje duke e gjakosur atë”, deklaroi Gjosha.
Deputetja e LSI-së thotë se opozita është e vendosur në kauzën e saj për drejtësi të pavarur.
“Për ndërtimin e një Shqipërie të lirë nga diktatura verbale, por edhe ajo e kartonave që përdoren me arrogancë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të vazhdojmë misionin tonë nëpërmjet gjithë mjeteve demokratike dhe ligjore për tja kthyer Shqipërinë gjithë qytetarëve shqiptarë”, vijoi ajo.
Top Channel