Nën kulmin e shkatërruar; jeta në mjerim e familjes nga Librazhdi

05/12/2017 11:22

14 persona nën të njëjtën çati të shkatërruar. Në këto kushte e ka kaluar motin e keq familja e Caush Mysliut nga fshati Gizavesh i Librazhdit.

Pas shiut këtu do të zërë bora dhe si çdo vit tre djemtë bashkë me bashkëshortet dhe fëmijët do përpiqen të mbijetojnë pa asnjë mundësi tjetër.

“Ka 13 vite që jemi në kushte shumë të vëshitra. Librat i kemi marrë me lek borxh. Ca ja kam dhënë mësuesit, ca jo”, thotë njëri nga vëllezërit.

Të ndarë në tre familje të vogla brenda së njëjtës ndërtesë, secili jeton në një dhomë të shkatërruar ku çdo gjë që bie jashtë hyn brenda, ndërsa fëmijë flenë përtokë.

“Shtëpia është e shkatërruar. Fëmijët flenë përtokë, era fryn në të katër anët”, thotë një familjare.

Njëri nga djemtë është i gjymtuar dhe familja e tij jeton me pension invaliditeti, ndërsa të tjerët mundohen të sigurojnë ndonjë ditë pune për të ushqyer familjen.

Teksa shpresojnë që banesa e ndërtuar shumë vite më parë të mos i zerë brenda, familja Mysliu kërkon një mbështetje apo një punë për të mbijetuar.

Top Channel