Thaçi nderon Kukësin me “Urdhri i Lirisë”

09/11/2017 14:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi qytetin e Kukësit për të ndarë me banorët e këtij qyteti medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Medalja u dorëzua nga Thaçi me motivacionin për kontributin dhe mikpritjen kuksiane gjatë eksodit në vitet e luftës.

“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare. Banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës janë heronjtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, deklaroi në fjalën e rastit Presidenti Thaçi.

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu e cilësoi një ditë të shënuar.

“Kosova nuk harron Kukësin dhe kuksianët”, tha ai.

Top Channel